Katër skuadrat e Superiores në Europë, ja ku renditen në UEFA në krahasim me kundërshtarët që u vendosi përballë shorti
Skuadrat e Superiores kanë njohur sot emrat e kundërshtarëve që do të kenë përballë në turin e parë në kompeticionet europiane. Për disa prej tyre shorti mund të cilësohet i favorshëm e për të tjera më pak, por për të bërë një krahasim më të qartë, mund të mjaftojë edhe të shohësh se ku pozicionohen ekipet në renditjen e UEFA-s.

Egnatia e cila mban vendin e 251-të në këtë renditje, do të përballet në Ligën e Kampioneve me Petrokub Hinçeshti që mban vendin e 185-të.
Ndërkohë, Dinamo e cila mban vendin e 324-t, do të luajë në Ligën e Konferencës kundër një ekipi i cili në fakt renditet shumë lart, si Astana që mban pozicionin e 142-të në klasifikimin e klubeve të UEFA-s.
Vllaznia duket e avantazhuar në këtë aspekt, pasi me vendin e 229, ka një renditje më të mirë se Malisheva që mban vendin e 337.
Kurse Elbasani nuk është i përfshirë ende në renditjen e UEFA-s, meqë ky është edicioni i parë i tij në Europë. Ai do të luajë kundër Bate Borisov që mban vendin e 289-të.
PANORAMASPORT.AL













