Mundja zbret në tapet me moshat, mbahet Kupa për U-15 dhe U-17
Federata Shqiptare e Mundjes ka zhvilluar aktivitetin e radhës për kalendarin vjetor të eventeve, teksa gjatë fundjavës në Tiranë u mbajt Kupa e Shqipërsë për moshat U-15 dhe U-17.
Një eveniment që vendosi në aksion brezi e ri të mundjes, me sportistë që përfaqësonin skuadrat pjese ekipet: Kukësi, Tirana, Jonas Ërestling, Partizani, Studenti, Flamurtari, Tomori dhe Vllaznia. Ishin rreth 130 mundës te shpërndarë në të gjitha kategoritë, të cilët garuan mes tyre në stilin e lirë dhe atë greko roman, duke dhuruar duele të bukura në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Në kategorinë e moshave U-15, Jonas Wrestling triumfoi në rang ekipor në stilin e lirë, ndërsa në stilin greko-roman vendin e parë e zuri Kukësi. Ndërkohë, në kategorinë U-17 shkëlqyen Tirana dhe Tomori, duke zënë vendin e parë përkatësisht në stilin e lirë dhe atë greko-roman.
Në tabelë pasqyrohet podiumet ekipore dhe fituesit për çdo peshë në Kupën e Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL













