ZYRTARE/ Largim i bujshëm nga Elbasani, e pret menjëherë Egnatia në Bullgari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 14:27

ZYRTARE/ Largim i bujshëm nga Elbasani, e pret menjëherë Egnatia në Bullgari

Karim Loukili e ka mbyllur zyrtarisht me Elbasanin. Siç “Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë, pritet transferimi tek Egnatia nëse nuk do të ketë surpriza.

Screenshot 2026-06-16 142613

Egnatia ndërkohë ndodhet në Bullgari për fazën përgatitore. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede po përgatitet për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

NJOFTIMI I KARIM LOUKILIT:

“Të dashur tifozë të Elbasanit

Koha ime këtu ka mbaruar. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë e mrekullueshme që më keni treguar gjatë qëndrimit tim në klub. Ka qenë një nder të vesh këtë fanellë dhe të përfaqësoj Elbasanin.

Do të jem gjithmonë mirënjohës për kujtimet dhe pasionin tuaj”.

PANORAMASPORT.AL