ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”, Teuta njofton largimin e një prej dështimeve të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 13:07

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”, Teuta njofton largimin e një prej dështimeve të merkatos

Teuta ka konfirmuar lajmin ekskluziv të “Panorama Sport” për largimin e Santiago Puzo. Klubi e ka falenderuar futbollistin për kontributin dhe i ka ururar suksese për të ardhmen.TeutaAi nuk arriti të gjejë hapësirat e nevojshme në formacionin e durrsakëve, duke u aktivizuar në vetëm tri ndeshje zyrtare. Në total, Puzo regjistroi 87 minuta në fushën e lojës, një bilanc që nuk i përmbushi pritshmëritë e palëve.

NJOFTIMI I PLOTË

Klubi i Futbollit Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Santiago Puzzo, i cili nga sot nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë.

KF Teuta e falënderon për kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

PANORAMASPORT.AL