Postuar: Qershor 16, 2026 | 12:21
ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ish-lideri i Tiranës prezantohet te klubi që do të luajë në Europë
Rafael Freitas është zyrtarisht futbollist i Shkëndijës.

Lajmi ekskluziv i “Panorama Sport” është konfirmuar nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale duke prezantuar ish-futbollistin e Tiranës. Ky është afrimi i parë i merkatos i kuqezinjve.
Mesfushori me tipare mbrojtëse, ka zgjedhur që të vazhdojë karrierën në një klub i cili do të luajë në Ligën e Konferencës.
Tetovarët kanë nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Europë dhe Rafael iu është bashkuar shokëve të skuadrës së re.
PANORAMASPORT.AL













