Egnatia rrezikon përplasjeje me Dritën, UEFA cakton emrat e 7 skuadrave që ka përballë në shortin e Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 9:03

Egnatia rrezikon përplasjeje me Dritën, UEFA cakton emrat e 7 skuadrave që ka përballë në shortin e Ligës së Kampioneve

Shorti për kualifikueset e Ligës së Kampioneve do të hidhet sot pasdite në orën 16:00, ku Egnatia do të mësojë rrugëtimin e saj në Europë.

Egnatia champions

Pak më parë UEFA ka ndarë edhe minigrupet për të lehtësuar proçesin e përzgjedhjes së skuadrave dhe vihet re që kampionët e Shqipërisë mund të përballen edhe me kampionët e Kosovës.

Kjo pasi në grupin e favoritëve ndodhet Drita dhe në jofavoritëve pozicionohet Egnatia. Rikujtojmë që është një short relativisht i vështirë për rrogozhinasit që drejtohen nga Nevil Dede.

71

PANORAMASPORT.AL