“Thuhet se janë të pasur”, presidenti i klubit italian flet për ofertat ndaj lojtarit që pret ftesën e Shqipërisë: E  shoh më shumë te Xhenoa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 23:01

“Thuhet se janë të pasur”, presidenti i klubit italian flet për ofertat ndaj lojtarit që pret ftesën e Shqipërisë: E  shoh më shumë te Xhenoa

Merkatoja e verës në Itali pritet të ketë emrin e Stiven Shpendit mes atyre që do të jenë në qendër të vëmendjes nga klubet e Serisë A dhe B. Sulmuesi ka shkëlqyer në edicionin e fundit tek Empoli dhe për të është folur shpesh se ka interesim nga klube të ndryshme.

kristian shpendi

Një prej tyre është Padova po në Serinë B, pasi trajneri i ri ka kërkuar me ngulm të ketë sulmuesin të cilin e kishte drejtuar edhe te Karrareze. Por presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, ka shpjeguar se personalisht e sheh futbollistin të gatshëm edhe për një klub të madh si Xhenoa.

“Deri më sot nuk kam marrë asnjë lloj oferte nga Padova për Shpendin. E kam thënë që e shoh më shumë te Xhenoa se sa te Padova, nëse do të mbërrijnë oferta do t’i dëgjojmë. Thuhet se drejtuesit e Padovas kanë potencial dhe se janë shumë të pasur, të shohim çfarë do të ndodhë”, ishin deklaratat e tij për mediat italiane.

Ndonëse Shpendi ka qenë një emër i cili ka bërë mirë këto vite në Itali, ai nuk ka marrë ende asnjë ftesë nga Kombëtarja A, ndryshe nga binjaku i tij, Kristian.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL