Postuar: Qershor 15, 2026 | 20:10
Lamin Jamal debuton në Botëror, vendos menjëherë një rekord të ri falë portierit kundërshtar
Lamin Jamal ka debutuar sot në Kupën e Botës me fanellën e Spanjës duke hyrë në fushën e lojës i zëvendësues në pjesën e dytë të takimit përballë Kepit të Gjelbër. Dhe sapo e bëri një gjë të tillë, u vendos një rekord i ri në historinë e Botërorëve.

Në moshën 18 vjeç e 342 ditë, ai u përball me portierin kundërshtar Vozinja, i cili është 40 vjeç e 22 ditë, duke regjistruar diferencën më të madhe të moshës, 21 vjet e 45 ditë, mes dy lojtarëve rivalë që debutojnë në të njëjtën ndeshje në të gjithë historinë e turneut.
Rekordi i mëparshëm, 19 vjet e 207 ditë, mbahej nga Dejvid Xhejms i Anglisë dhe Rijad Budebuz i Algjerisë në Kupën e Botës 2010.
PANORAMASPORT.AL













