Ndryshimi i madh i FIFA-s, Van Dajk i kundërvihet: Çdo ndeshje duhet të shihet në mënyrë të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 16:52

Ndryshimi i madh i FIFA-s, Van Dajk i kundërvihet: Çdo ndeshje duhet të shihet në mënyrë të veçantë

Kapiteni i Holandës, Virxhil van Dajk, ka qenë emri i parë mes futbollistëve të njohur që marrin pjesë në Botërorin 2026 të cilët i janë kundërvënë publikisht FIFA-s për risinë e madhe të këtij edicioni.

van dajk

Kjo e fundit ka vendosur që të ndajë pjesët e ndeshjeve me pushime të shkurtra, të justifikuara si për të ndihmuar lojtarët që të pushojnë e freskohen për shkak të të nxehtit të madh, por që në fakt duket qartësisht se është bërë për të mbushur hapësirat televizive me reklama.

Ndaj edhe Van Dajk ka folur hapur kundër kësaj risie, e cila sipas tij nuk po ndihmon aspak futbollin. “Unë i kam parë thuajse të gjitha ndeshjet deri tani. Sa herë që kalohet te reklamat, kjo nuk më pëlqen. Nuk është e mirë për shikuesit neutralë, as ata që po e ndjekin nga televizori.

Bëhet nga vapa? Nëse është me të vërtetë vapë, atëherë mund ta diskutojmë këtë. Por sipas mendimit tim, çdo ndeshje duhet të shihet në mënyrë të veçantë”, tha Van Dajk.

PANORAMASPORT.AL