ZYRTARE/ Orges Shehi e merr me vete, konfirmohet largimi i rëndësishëm nga titullarët e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 16:45

ZYRTARE/ Orges Shehi e merr me vete, konfirmohet largimi i rëndësishëm nga titullarët e Tiranës

Diar Halili e ka mbyllur me Tiranën pas gjashtë muajsh. Qendërmbrojtësi u huazua nga Prishtina, ndërsa pas përfundimit të sezonit rikthehet sërish në Superligën e Kosovës.

tirana

Halili do të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. 22-vjeçari fitoi siguri me trajnerin durrsak dhe do të kontribuojë sërish për Prishtinën.

“Faleminderit të gjithë klubit Tirana dhe tifozëve Fanatics për këtë kohë kaq të bukur që kaluam së bashku, gjithmonë do jeni në zemrën time”, shkruan Halili në rrjetet sociale.

Me bardheblutë luajti për 19 ndeshje. Gjatë kësaj kohe i shënoi edhe një gol Egnatias.

Screenshot 2026-06-15 163623

PANORAMASPORT.AL