Postuar: Qershor 15, 2026 | 14:05
ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Edlir Tetova fillon me largimet te Teuta
Teuta e ka mbyllur zyrtarisht me Harallamb Qaqin. Siç “Panorama Sport” raportoi tre ditë më parë, Qaqi ndan rrugët me ekipin e Edlir Tetovës.

Postimi i Teutës:
“KF Teuta njofton zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Harallamb Qaqi, i cili nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë.
Klubi e falënderon lojtarin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën blu, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.
Faleminderit Harallamb Qaqi, dhe suksese në të ardhmen!”
PANORAMASPORT.AL













