Ndryshojnë vlerat në treg, mesfusha e Vllaznisë për rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 23:41

Ndryshojnë vlerat në treg, mesfusha e Vllaznisë për rekord

Vllaznia la pas një sezon shumë të mirë në Superiore, por zhgënjyes në fazën fi nale të “Final 4”. Shkodranët edhe pse e mbyllën kampionatin e rregullt në vendin e parë në kampionat, nuk arritën që të ruanin atë pozitë, duke e mbyllur kampionatin pas “Final 4” në vendin e tretë. Sakaq, sezoni i zhvilluar ka sjellë ndryshime edhe në vlerën e lojtarëve.

VLLAZNIA

Faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt, ka publikuar përditësimin më të fundit të vlerave në treg pas mbylljes së sezonit 2025-2026. Te Vllaznia vihet re një bilanc pozitiv, me disa lojtarë që kanë fi tuar terren në treg falë paraqitjeve të tyre gjatë edicionit të fundit, ndërsa të tjerë kanë pësuar rënie të vlerës.

Një nga fituesit më të mëdhenj të këtij përditësimi është portieri Leon Pohls, i cili ka parë vlerën e kartonit të tij të rritet nga 200 mijë në 300 mijë euro. Në rritje janë edhe Elmando Gjini, Jasmin Çelikoviç, Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Cristian Dros, Klinti Qato, Ensar Tafi li, Edon Murataj dhe Aris Ara. Ky i fundit spikat veçanërisht, pasi ka trefi shuar vlerën e tij në treg, duke kaluar nga 25 mijë në 75 mijë euro.

Nga ana tjetër, disa prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës kanë regjistruar ulje. Rënien më të madhe e ka pësuar Sherif Kallaku, vlera e të cilit ka zbritur nga 700 mijë në 550 mijë euro. Në listën e futbollistëve që kanë humbur terren në treg bëjnë pjesë edhe Kevin Dodaj, Aron Jukaj, Melos Bajrami, Eslit Sala, Bekim Balaj, Bismark Charles, si dhe Alexandros Kuros e Esin Hakaj. Megjithatë, këto të dhëna duhen lexuar me rezervë, pasi në profi lin e Vllaznisë në Transfermarkt vazhdojnë të figurojnë ende futbollistë që tashmë janë larguar nga klubi, si Kuros, Bismark, Hakaj, Sala dhe emra të tjerë.

Për këtë arsye, një panoramë më e saktë e vlerës reale të organikës kuqeblu pritet të krijohet vetëm pas përfundimit të merkatos së verës dhe përditësimit të plotë të skuadrës në platformën e specializuar. Gjithsesi, rritja e vlerës së një numri të konsiderueshëm futbollistësh mbetet një tregues pozitiv për Vllazninë, duke refl ektuar sezonin konkurrues të zhvilluar nga shkodranët dhe progresin e elementëve të rinj që po marrin gjithnjë e më shumë rol në ekipin kuqeblu.

Bazuar në të dhënat e paraqitura, vlera totale e skuadrës së Vllaznisë arrin në rreth 5.63 milionë euro, ndërsa mosha mesatare e ekipit është 26.2 vjeç. Mesfusha përbën repartin me vlerën më të lartë në treg, me 2.78 milionë euro, duke refl ektuar rëndësinë dhe cilësinë e lojtarëve në këtë sektor. Mbrojtja vlerësohet me 1.48 milionë euro, ndërsa sulmi me 875 mijë euro. Portierët kanë një vlerë totale prej 500 mijë eurosh. Këto shifra tregojnë se Vllaznia disponon një skuadër me një kombinim të mirë përvoje dhe potenciali, duke e renditur ndër ekipet më të konsoliduara të futbollit shqiptar për sa i përket vlerës së tregut.

PANORAMASPORT.AL