Pritej largimi nga Elbasani, por titullari i verdhebluve befason me veprimin e fundit
Sigitas Olberkis ka bërë lëmsh merkaton me veprimin e fundit. “Panorama Sport” raportoi se është pranë Egnatias, megjithatë qendërmbrojtësi i Elbasani ka çuditur me veprimin e fundit.

Olberkis, të cilit i përfundon kontrata në fundin e këtij muaji, vendosi të shpërndajë foto nga shorti i sotëm. Elbasani u vendos përballë Bate Borisov në turin e parë të Ligës së Konferencës, ndërsa është një short mjaft i favorshëm për shkak të problemeve që po kalon ekipi bjellorus.
Ndeshjet do të luhen në korrik, ndërsa kontrata e Olberkis përfundon në fundin e këtij muaji. Duket se qendërmbrojtësi lituanez po ndryshon mendje për të ardhmen.
Një sinjal ky ku Olberkis tregon se rinovimi mund të vijë. Tek Elbasani u afrua në janarin e vitit të kaluar, ndërsa u kthye në titullar për mbrojtjen.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













