Ish-kapiteni legjendar i Anglisë, Xhon Terri: Me Herri Kejn, kemi shanse për Kupën e Botës
Ish-kapiteni legjendar i Anglisë, Xhohn Terri, ka dhënë një deklaratë të bujshme pikërisht përpara ndeshjes hapëse të Anglisë kundër Kroacisë në Botërorin 2026. Në rolin e tij si analist televiziv për ‘SuperSport.com”, ai ka komentuar shanset e “Tre Luanëve” dhe cilësinë e skuadrës në prag të kësaj sfide të rëndësishme.
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar që e shoh Anglinë në këtë Kupë Bote. Kemi pasur disa turne të mirë gjatë viteve të fundit. Kemi një skuadër lojtarësh vërtet të mirë dhe, më e rëndësishmja, mendoj se kemi një shans të vërtetë për ta fituar këtë Kupë Bote”, tha ai.
Pikat kryesore ku u bazua Terri ishin futbollistët Deklan Rsjs, Xhud Bellingam, Herri Kejn dhe Ris Xhejms si shtyllat e klasit botëror mbi të cilat trajneri Tomas Tuhel mund të ndërtojë suksesin. Sa i takon Kejn, ai e cilësoi sulmuesin si ‘lojtarin më pikë referimi për ambiciet angleze”, duke thënë se nëse Herri qëndron në formë dhe pa dëmtime, shanset e Anglisë për trofe, janë më reale se kurrë.
Megjithëse beson se kjo është mundësia më e mirë e Anglisë ndër vite, ai ka ngjallur debate ditët e fundit duke u shprehur se një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve të tjerë në kombëtare ende duhet të dëshmojnë se janë në nivelin e duhur për t’u shpallur kampionë bote.
PANORAMASPORT.AL













