Vllaznia mund të vendoset përballë Brdariç, situatë e pazakontë te rivalët e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 19:18

Vllaznia mund të vendoset përballë Brdariç, situatë e pazakontë te rivalët e Europës

Vllaznia do të përballet me Malishevën në turin e parë të Ligës së Konferencës. Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një ekip i Shqipërisë dhe një tjetër i Kosovës vendosen përballë në ndeshje zyrtare.

Screenshot 2026-06-16 191735

Sfida e parë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, pikërisht më 9 korrik. Takimi i kthimit do të jetë në Kosovë më 16 korrik. Datat mbeten për t’u konfirmuar nga UEFA.

Nënkampionët e Kosovës janë ekipi, ndaj të cilit do të nisi rrugëtimi për të besuarit e trajnerit Edi Martini. Kujtojmë se së fundmi u largua një lider për mesfushën si Etnik Brruti. Për Malishevën do jetë sezoni i tretë radhazi që marrin pjesë në Ligën e Konferencës.

Malisheva është aktualisht pa trajner pasi largoi Bylbyl Sokolin. Thomas Brdariç është si alternativë, ndërsa kujtojmë se më parë drejtonte Vllazninë në dy periudha të ndryshme. Situata është disi e pazakontë pasi trajneri Sokoli u largua edhe pse e mbylli si nënkampion.

PANORAMSPORT.AL