Postuar: Qershor 16, 2026 | 18:54
“Rrufe” në qiell të hapur, Elbasanit i largohet titullari i rëndësishëm në mesfushë
Isi Manellari është largimi i papritur nga Elbasani. Mesfushori ka surprizuar duke ndarë vendimin përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

NJOFTIMI I MANELLARIT:
“Pas 1 viti te mrekullueshëm, rrugëtimit tim te Af Elbasani i erdhi fundi. Dua të falenderoj drejtuesit e klubit dhe stafin për besimin që më dhanë, çunat e ekipit për emocionet që kemi kaluar dhe sigurisht tifozat e zjarrtë që na mbështetën në çdo moment!”
28-vjeçari i lindur në Pogradec u afrua pasi mbylli aventurën me Laçin. Në total regjistroi 39 paraqitje duke asistuar edhe dy gola. Gjatë kësaj kohe ishte një ndër lojtarët me më tepër minuta, pikërisht rreth 3000.

PANORAMASPORT.AL













