Avantazhi i dyfishtë, Egnatias i shtrohet rruga në Europë pas shortit të UEFA-s
Egnatia mësoi sot rivalin në turin e parë kualifikues të Champions. Shorti u buzëqeshi kampionëve të Shqipërisë që do të përballen me Petrokub.

Kampionët e Moldavisë janë një kundërshtar i pranueshëm, duke pasur parasysh që u shmangën Kairat, U. Kraiova, Vikingur, Drita dhe Borac. Po ashtu rruga për në grupet e Europës i është shtruar Egnatias.
Sfida e parë do të luhet në transfertë, më 7 ose 8 korrik. Kjo bën që kualifikimi të vendoset në “Arena Egnatia”, më 14 ose 15 korrik. Diçka mjaft e favorshme për sfidat me eliminim direkt.
Avantazhi tjetër është fakti se Petrokub nuk do të luajë në stadiumin e tij. Impianti që do të presë Egnatian në transfertë është “Zimbru Stadium”, ai i Kishinaus.
PANORAMASPORT.AL













