EKSKLUZIVE/ Rumuni gati! Tramezani kthehet në skenë, Partizani ngec te… buxheti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 13:21

EKSKLUZIVE/ Rumuni gati! Tramezani kthehet në skenë, Partizani ngec te… buxheti

Partizani vijon punën për të gjetur trajnerin që do të drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm.

Ce lovitură! Florin Bratu semnează cu Partizani, club care are 17 titluri de campioană și 15

Pas disa javësh kërkimesh, analizash dhe kontaktesh me alternativa të ndryshme, drejtuesit e klubit duket se kanë hyrë në fazën më të rëndësishme të procesit për përzgjedhjen e timonierit të ri. Në kampin e kuq ka bindjen se vendimi për trajnerin është hapi më i rëndësishëm i kësaj vere. Jo vetëm për shkak të rezultateve që ekipi synon të arrijë sezonin e ardhshëm, por edhe sepse nga kjo zgjedhje do të varen shumë vendime të tjera që lidhen me merkaton dhe ndërtimin e skuadrës.

ALTERNATIVAT- Së fundmi, në skenë ka dalë emri i trajnerit rumun Florin Bratu. Tekniku 46-vjeçar është një nga profilet që po shqyrtohet me kujdes nga drejtuesit e Partizanit dhe që ka fi tuar terren gjatë ditëve të fundit. Bratu e njeh mirë futbollin rumun dhe gjatë karrierës së tij si trajner ka pasur disa eksperienca interesante. Së fundmi ai drejtoi Metaloglobus Bukureshtin, ndërsa më parë ka qenë në stolin e Dinamo Bukureshtit, Konkordias dhe ekipit kombëtar U-21 të Rumanisë. Bëhet fjalë për një trajner që ka punuar në ambiente me presion dhe që ka pasur mundësinë të menaxhojë si futbollistë të rinj, ashtu edhe grupe me objektiva të rëndësishëm. Kontaktet mes palëve kanë ekzistuar gjatë ditëve të fundit dhe profi li i tij shihet me interes nga drejtuesit e klubit kryeqytetas. Bratu konsiderohet një alternativë serioze dhe një trajner që mund të përshtatet me realitetin e futbollit shqiptar dhe me kushtet që ofron Partizani.

TRAMEZANI– Megjithatë, ai nuk është i vetmi emër në listën e klubit. Në fakt, zgjedhja ideale e drejtuesve vazhdon të mbetet Paolo Tramezzani. Italiani është një emër i njohur për publikun shqiptar për shkak të periudhës së tij si ndihmës i Gianni De Biasit në ekipin kombëtar. Përvoja e fi tuar gjatë viteve në futbollin europian e bën atë një profi l shumë tërheqës për Partizanin. Pas eksperiencës me Shqipërinë, Tramezzani ka drejtuar skuadra në Itali, Zvicër, Qipro, Kroaci, Arabinë Saudite dhe vende të tjera, duke ndërtuar një CV të pasur dhe me shumë eksperienca ndërkombëtare. Ai ka punuar me Luganon, Sionin, APOEL Nikosian, Hajduk Splitin, Al-Faisaly, Istrën, Yverdon-Sportin dhe AEL Limassolin. Aktualisht, italiani është nën kontratë me skuadrën e femrave të Komos në Itali, një detaj që e bën më kompleks një transferim të mundshëm drejt Partizanit. Megjithatë, kontaktet mes palëve kanë ekzistuar dhe nuk është sekret që dëshira e Tramezzanit për të punuar sërish në Shqipëri është reale. Njohja e ambientit shqiptar dhe kujtimet pozitive nga periudha me Kombëtaren janë elementë që mund të luajnë në favor të një marrëveshjeje.

ASPEKTI EKONOMIK- Problemi kryesor mbetet aspekti ekonomik. Sipas informacioneve, italiani ka pretendime fi nanciare më të larta sesa ato që Partizani është i gatshëm të ofrojë në këtë moment. Kjo ka bërë që negociatat të mos përparojnë me ritmin që do të dëshironin palët. Për momentin ekziston një diferencë mes kërkesave të trajnerit dhe mundësive fi nanciare të klubit. Një situatë e tillë nuk është e papritur. Partizani po hyn në një sezon pa Kupat e Europës dhe mungesa e të ardhurave nga UEFA ka ndikimin e saj në planifi kimin fi nanciar të klubit. Drejtuesit po tregohen të kujdesshëm me çdo investim dhe kjo vlen si për futbollistët, ashtu edhe për trajnerin. Pavarësisht kësaj, dëshira për të afruar një profi l cilësor mbetet e pandryshuar. Klubi e di se zgjedhja e trajnerit të duhur mund të ndikojë drejtpërdrejt në suksesin e sezonit të ardhshëm. Për këtë arsye, presidenti Gazment Demi dhe drejtuesit e tjerë po analizojnë me kujdes çdo alternativë. Objektivi është që të gjendet një trajner që jo vetëm të sjellë rezultate, por edhe të përshtatet me filozofi në dhe projektin e klubit. Ndërkohë, edhe merkatoja në hyrje mbetet e lidhur ngushtë me emërimin e trajnerit.

MERKATO- Partizani ka identifikuar disa pozicione ku kërkohen përforcime, por fjala e trajnerit të ri do të ketë peshë të rëndësishme në vendimmarrje. Kjo është arsyeja pse drejtuesit duan që çështja e pankinës të zgjidhet sa më shpejt. Vetëm pas kësaj pritet të marrin formë edhe lëvizjet e tjera në merkato. Në kampin e kuq ekziston bindja se skuadra ka një bazë të mirë dhe se me disa ndërhyrje cilësore mund të rikthehet sërish mes pretendentëve. Por për ta bërë këtë duhet fi llimisht të përcaktohet njeriu që do të udhëheqë projektin. Florin Bratu dhe Paolo Tramezani janë dy emrat që kanë dominuar diskutimet e ditëve të fundit. Njëri përfaqëson një alternativë që duket më e realizueshme në aspektin ekonomik, ndërsa tjetri mbetet profi li më i dëshiruar nga drejtuesit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar. Ajo që duket e sigurt është se java në vazhdim pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e pankinës së Partizanit. Pas javësh negociatash dhe kontaktesh, klubi është pranë momentit kur duhet të marrë vendimin fi nal. Një vendim që mund të përcaktojë jo vetëm verën e Partizanit, por edhe rrugëtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL