Vetëm 2 herë kampionë, por me eksperiencë në grupe në Europë. Kush janë rivalët e Egnatias në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 16:33

Vetëm 2 herë kampionë, por me eksperiencë në grupe në Europë. Kush janë rivalët e Egnatias në Ligën e Kampioneve

Egnatia do të përballet me skuadrën moldave të Petrokub Hinçeshti në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

petrokub

Skuadra kundërshtare nuk është ndër më të vështirat e mundshme që rezervonte shorti pasi klubi në fjalë, nuk ka shumë eksperiencë në Ligën e Kampioneve meqë në historinë e tij 26 vjeçare ka fituar vetëm dy herë titullin, në vitet 2024 dhe së fundmi 2026.

Skuadra e përbërë thuajse plotësisht me lojtarë moldave ka arritur kësisoj të thyejë diktatin e Sherif Tiraspolit në Moldavi dhe po afirmohet pak nga pak në arenën ndërkombëtare, pasi ajo merr pjesë në Kupat e Europës rregullisht që nga vitit 2018.

Kulmin e saj Petrokub e arriti në sezonin 2024-2025 kur luajti në fazën në grupe të Ligës së Konferencës, pasi ishte eliminuar në play-off të Ligës së Europës nga Ludogorets.

Në sezonin 2022-2023, Petrokub ka luajtur në Ligën e Konferencës kundër Laçit, duke barazuar 0-0 në Moldavi dhe duke fituar 1-4 në Shqipëri.

Skuadra kampione e Moldavisë, për shkak të kërkesave të UEFA-s, nuk i luan ndeshjet në stadiumin e saj por në atë të Kishinjevit.

PANORAMASPORT.AL