ZYRTARE/ Dinamo “peshkon” te Teuta, përfiton menjëherë nga largimi i papritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 14:51

ZYRTARE/ Dinamo “peshkon” te Teuta, përfiton menjëherë nga largimi i papritur

Dinamo ka prezantuar Mark Dodajn që i bashkohet stafit në prag të Europës. Përgatitësi atletik u largua dje zyrtarisht nga Teuta, ndërsa dinamovitët përfituan menjëherë.

Screenshot 2026-06-16 145045

Njoftimi i Dinamos:

“FC Dinamo i uron mirëseardhjen përgatitësit atletik Mark Dodaj! Ai i bashkohet familjes së madhe dinamovite si një vlerë e shtuar për stafin teknik të skuadrës.
Jemi të bindur se kontributi i tij do të jetë i çmuar për arritjen e sukseseve të skuadrës sonë në të ardhmen.
Mirë se vjen Mark Dodaj!”

PANORAMASPORT.AL