Afati i vendosur për heqjen e Final Four, çfarë po ndodh me fatin e Superiores?
Data shënon 16 qershor, ndërsa akoma nuk është publikuar vendimi për të ardhmen e Final Four. “Panorama Sport” raportoi se kjo formulë do të hiqet, megjithatë Federata Shqiptare e Futbollit duhet të dalë me deklaratë zyrtare.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, kishte paralajmëruar që vendimi do të merret në 15 ditët e para të qershorit. Kjo vonesë bën që e ardhmja të mbetet e paqartë. Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv do të jetë vendimtare.
Presidenti Duka deklaroi më 31 maj: “Për edicionin tjetër do të rishohim çfarë formati do kemi. Këtë e vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit.
Për në edicionin 2026/27 do jenë 10 skuadra. Nëse do ketë katër faza, apo play-off, kemi pajtuar kompani të specializuar që ka bërë formatin e Champions dhe formatin e ardhshëm të ekipeve kombëtare. Do shohim të gjitha versionet dhe do marrim vendim në Komitetin Ekzekutiv”.
Kujtojmë se Final Four qëndroi për tre sezone në të cilat ishte Egnatia që triumfoi. Kampionati ndërkohë pritet të fillojë në shtator, për këtë edhe klubet kanë më tepër kohë që të përgatiten.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













