SHORTI I CONFERENCE LEAGUE/ Historike për Vllazninë! Dinamo pafat, Elbasani e nis me këmbën e mbarë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 18:18

SHORTI I CONFERENCE LEAGUE/ Historike për Vllazninë! Dinamo pafat, Elbasani e nis me këmbën e mbarë (E PLOTË)

Ekipet shqiptare kanë mësuar sot shortin e turit të parë të Ligës së Konferencës. Vllaznia e ka sfidë historike me Malishevën, ndërkohë që Elbasani ishte me fat pasi do përballet me Bate Borisov. Dinamo e ka short ferri pasi sfidon Astanën. 

Conference vllaznia dinamo elbasani

Ndeshjet e para do të luhen më 9 korrik. Ato të kthimit janë rezervuar më 16 korrik. Ekipet e Abissnet Superiore do i luajnë sfidat e para në shtëpi.

Ballkani vendoset përballë Konah’s Kuai të Uellsit. Deçiq ndërkohë sfidon Liepajan. Shkëndija ndërkohë përballet me modestët e Europa FC të Gjibraltarit.

SHORTI PËRFUNDIMTAR

Dinamo – Astana

Elbasani – Bate Borisov

Vllaznia – Malisheva 

Konah’s Kuai – Ballkani

Deçiq – Liepaja

Europa – Shkëndija 

Screenshot 2026-06-16 181517

Screenshot 2026-06-16 181536

Screenshot 2026-06-16 181827

PANORAMASPORT.AL