ZYRTARE/ Milani u jep fund dyshimeve, prezanton portugezin si trajnerin e ri të skuadrës: Kemi vite që e ndjekim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 19:21

ZYRTARE/ Milani u jep fund dyshimeve, prezanton portugezin si trajnerin e ri të skuadrës: Kemi vite që e ndjekim

Klubi i Milanit ka vendosur që të emërojë Ruben Amorim si trajnerin e ri, duke i dhënë fund pritjes së gjatë që pas shkarkimit të Masimiliano Alegrit. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, palët kanë bërë të ditur se është arritur akordi mes tyre.

amorim

“AC Milan njofton se ia ka besuar drejtimin teknik të ekipit të parë të meshkujve Ruben Amorim.

Amorim filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2018, pasi përfundoi karrierën e tij si futbollist, gjatë së cilës luajti për Belenenses dhe Benfika, si dhe për ekipin kombëtar portugez.

Pas periudhave fillestare te Kasa Pia dhe Braga, në vitin 2020 ai mori drejtimin e Sporting, duke filluar një cikël të karakterizuar nga një identitet i fortë loje, inovacioni dhe zhvillimi të lojtarëve. Një udhëtim që është përkthyer në rezultate konkrete: dy tituj kampion në Portugali, dy Kupa Lige, dhe një Superkupë. Përpara se t’i bashkohej Milanit, ai mbajti edhe detyrën e trajnerit të Mançester Junajtid.

“Ne e kemi ndjekur Ruben prej vitesh. Udhëtimi i tij te Sporting ka qenë i jashtëzakonshëm dhe përputhet në mënyrë të përkryer me stilin e lojës që kërkojmë. Ai është një nga trajnerët më të përgatitur dhe më inovativë të gjeneratës së re europiane: i ri, ambicioz, me një identitet të qartë futbollistik dhe një qasje taktike të përcaktuar mirë”, ishin fjalët e Xherri Kardinale. “Ruben beson në futbollin sulmues me intensitet të lartë. Filozofia e tij përshtatet në mënyrë të përkryer me vizionin tonë, dhe cilësitë e tij udhëheqëse, të kombinuara me aftësinë e tij për të zhvilluar lojtarë, na kanë impresionuar thellësisht. Ne besojmë tek ai dhe jemi të emocionuar ta mirëpresim në klub””, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Milanit.

PANORAMASPORT.AL