ZYRTARE/ E papritur, futbollisti që luajti 248 ndeshje me Vllazninë “var këpucët në gozhdë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 20:37

ZYRTARE/ E papritur, futbollisti që luajti 248 ndeshje me Vllazninë “var këpucët në gozhdë”

Arsid Kruja ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur. Vendimi i papritur u konfirmua nga vetë Besëlidhja përmes rrjeteve sociale.

Screenshot 2026-06-16 202904

Kruja sapo mbushi 33 vjeç, ndërsa surprizoi me vendimin e fundit. Në karrierën e tij luajti plot 248 ndeshje me Vllazninë. Po ashtu pati 98 paraqitje të tjera me Teutën, si edhe 17 me Laçin e 16 me Flamurtarin.

Të vetmen eksperiencë jashtë vendit e pati te Hajer. Klubi arab bleu kartonin nga Vllaznia rreth 10 vite më parë. Te Besëlidhja e mbylli si kampion i Kategorisë së Dytë dhe duke siguruar ngjitjen në të Parën.

Njoftimi i Besëlidhjes:

“Arsid Kruja e mbyll me futbollin e luajtur. Sezonin e fundit futbollistik në karrierë e luajti me skuadrën tonë të Besëlidhjes duke lënë pas një karrierë të gjatë në futbollin tonë”.

Screenshot 2026-06-16 203306

PANORAMASPORT.AL