Etapa e tretë në kampionatin e ri, ish-mesfushori shqiptar i Skënderbeut dhe Partizanit është pranë firmës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 20:19

Etapa e tretë në kampionatin e ri, ish-mesfushori shqiptar i Skënderbeut dhe Partizanit është pranë firmës

E ardhmja e Dean Liços do të vazhdojë në kampionatin turk, ku ai prite të firmosë me një skuadër të re pas eksperiencave te Igdir dhe Boluspor.

lico

Liço u largua pak javë më parë nga Boluspor dhe ishte në kërkim të një sistemimi të ri. Ofertat nuk kanë munguar ndërsa nga Turqia mësohet se Bandirmaspor është gati të hedhë një hap konkret për lojtarin.

Klubi i kategorisë së dytë turke, ka nisur negociata me të dhe raportohet se është pranë finalizimit të marrëveshjes, e cila mund të zyrtarizohet në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL