Postuar: Qershor 16, 2026 | 22:38
ZYRTARE/ Egnatia bëhet e frikshme, futbollisti i Vllaznisë del në stërvitje me kampionët
Egnatia nuk ka të ndalur me afrimet në merkato. Me kampionët është bashkuar së fundmi edhe ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Andrei Jago.

28-vjeçari bashkohet me Egnatian, pas një sezoni të rëndësishëm me fanellën kuqeblu, ku regjistroi 37 ndeshje dhe 2775 minuta në fushë, duke konfirmuar statusin e një prej futbollistëve më të qëndrueshëm të ekipit.

Tek Egnatia po punojnë për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese për sfidat europiane.
PANORAMASPORT.AL













