ZYRTARE/ Surprizon Brdariç, merr drejtimin e skuadras që kërkon të nxjerrë jashtë Europës… Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 22:13

ZYRTARE/ Surprizon Brdariç, merr drejtimin e skuadras që kërkon të nxjerrë jashtë Europës… Vllazninë

Tashmë është zyrtare, Tomas Brdariç do të jetë kundërshtari i Vllaznisë në Ligën e Konferencës. Tekniku gjermano-kroat ka marrë drejtimin e Malishevës, teksa ditën e sotme ia ka nisur nga puna, duke zbritur në fushën e blertë.

brdaric

Brdariç e mbylli sezonin si trajner i Drenicës, skuadër që arriti ta mbante në Superligën e Kosovës, ndërkohë që së fundmi iu besua “timoni” i nënkampinëve të Malishëvës.

Në datën 9 korrik, Brdariç, do të jetë mysafir në Shkodër, në duelin e parë të Ligës së Konferencës, ndërkohë që sfida e kthimit do të zhvillohet në 16 korrik.

PANORAMASPORT.AL