I panjohuri hyn në shtëpinë e legjendës Sholl dhe i shtrihet në shtrat vajzës së tij, ajo e zhdëp në dru
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë kësaj jave në vilën e ish-futbollistit të njohur gjerman Mehmet Sholl në Mynih, me një të panjohur që ka bërë një çmenduri me kuptimin e plotë të fjalës.

Në mëngjesin e të hënës, një 48-vjeçar kishte hyrë në vilë rreth orës 5:00 ndërsa e gjithë familja ishte në gjumë. “Bild” bën të ditur se ai kishte hyrë nga një dritare në vilë dhe kishte bërë edhe dush, kishte ngrënë mëngjes e pastaj kishte shkuar te dhoma e vajzës 20-vjeçare të Sholl, e cila po flinte me të dashurin e saj, futbollistin 24-vjeçar të Mynih 1860, Sandro Porta.
Personi kishte tentuar në hynte në shtrat bashkë me ta, duke i zgjuar dhe aty ishte zbuluar prania e tij, siç tregon vetë vajza e legjendës së futbollit gjerman.
“I çmenduri hyri në dhomën ku po flija me të dashurin. Kur ai u mundua të shtrihej mbi mua, unë dhe i dashuri im e rrahëm keq. Pastaj e neutralizuam derisa erdhi policia”, tregoi ajo.
Bëhet e ditur se edhe vetë Sholl, i zgjuar nga rrëmuja, kishte shkuar dhe kishte ndërhyrë për të mbrojtur të bijën, me personin që kishte pësuar të çara e gërvishtje para se të përfundonte në duart e policisë që e kishte arrestuar.
Sipas informacioneve të para, ai ishte një shtetas gjerman nga distrikti i Misbah, i cili njihej për probleme mendore. Policia e kishte çuar në komisariat e më pas në një qendër për trajtimin e personave me probleme mendore.
PANORAMASPORT.AL













