Elbasani kërkon pasuesin e Janaçek, pista çeke merr formë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 21:23

Elbasani kërkon pasuesin e Janaçek, pista çeke merr formë

Elbasani vazhdon të jetë aktiv në merkaton e verës, ndërsa pas ndërhyrjeve të shumta në repartin ofensiv, fokusi i drejtuesve është zhvendosur tashmë te porta. Largimi i Martin Janaçek ka lënë një boshllëk të rëndësishëm në skuadër dhe gjetja e zëvendësuesit të tij është kthyer në prioritetin kryesor të klubit.

janacek

Verdheblutë po punojnë prej ditësh në prapaskenë për të siguruar një gardian me eksperiencë dhe cilësi, i cili të garantojë siguri në mbrojtje dhe të jetë një nga pikat e forta të ekipit në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit nuk duan të nxitojnë, por njëkohësisht synojnë që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që lojtari i ri të bashkohet me skuadrën gjatë fazës përgatitore.

GARDIAN ÇEK – Burime pranë “Panorama Sport” bëjnë të ditur se Elbasani ka orientuar kërkimet drejt kampionatit çek. Madje, drejtuesit verdheblu janë në tratativa konkrete me një portier që aktivizohet në futbollin çek dhe negociatat kanë hyrë në një fazë të rëndësishme. Edhe pse identiteti i lojtarit mbahet ende i fshehtë, informacionet fl asin për një profi l që i përshtatet kërkesave të stafi t teknik, si për eksperiencën ashtu edhe për cilësitë teknike. Fakti që Elbasani ka zgjedhur sërish tregun çek nuk është rastësi. Eksperienca pozitive me Martin Janaçek i ka shtyrë drejtuesit të shohin sërish nga ky treg, për të gjetur, pse jo, “sozinë” e Janaçek.

Burimet bëjnë me dije se negociatat janë drejt fazës përfundimtare dhe brenda kësaj jave pritet të ketë një marrëveshje mes palëve. Nëse gjithçka shkon sipas planit, portieri do t’i bashkohet menjëherë skuadrës dhe do të vihet nën urdhrat e stafi t teknik për të nisur përgatitjet me ekipin. Drejtuesit dëshirojnë që çështja e portës të mbyllet përpara se skuadra të hyjë në fazën më intensive të stërvitjeve, në mënyrë që të krijohet sa më shpejt grupi i plotë për sezonin e ri.

MERKATO VAZHDON – Edhe pse afrimi i portierit konsiderohet prioriteti kryesor i momentit, merkatoja e Elbasanit nuk pritet të mbyllet me kaq. Drejtuesit vazhdojnë të monitorojnë tregun edhe për përforcime të tjera, me synimin për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese.

Pas ndryshimeve të shumta në repartin ofensiv dhe largimeve të disa futbollistëve, klubi po punon për të kompletuar çdo repart me alternativa cilësore, duke synuar që sezoni i ri të nisë me një grup të konsoliduar dhe me ambicie të mëdha. Me shortin europian dhe fi llimin e kampionatit që afrohen, Elbasani kërkon të mbyllë sa më shpejt çështjen e afrimeve.

Vladimir Mema – PANORAMASPORT.AL