Dopieta ndaj Senegalit/ Mbape ngjitet në podium, ylli francez “ndez sinjalin” për të parakaluar Ronaldon dhe Klosen
Kilian Mbape vazhdon të shkruajë historinë në skenën më të madhe të futbollit botëror, duke arritur në kuotën e 14 golave në ndeshjet e Kupës së Botës falë dopietës së realizuar mbrëmjen e sotme ndaj Senegalit, ku “gjelat” triumfuan me rezultatin 3 me 1.

Sulmuesi francez renditet tashmë në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e turneut. Para tij qëndrojnë vetëm Miroslav Klose me 16 gola dhe Ronaldo fenomenin me 15 realizime.
🚨 MEILLEURS BUTEURS DE L’HISTOIRE EN COUPE DU MONDE :
⚽️ 16 BUTS
🇩🇪 MIROSLAV KLÖSE⚽️ 15 BUTS
🇧🇷 RONALDO⚽️ 14 BUTS
🇫🇷 KYLIAN MBAPPÉ 🆕
🇩🇪 GERD MÜLLER⚽️ 13 BUTS
🇫🇷 JUST FONTAINE
🇦🇷 LEO MESSI⚽️ 12 BUTS
🇧🇷 PELÉ pic.twitter.com/LG0KOWtKtD— Actu Foot (@ActuFoot_) June 16, 2026
Duke qenë ende në kulmin e karrierës, Mbape ka mundësi reale të thyejë rekordin historik të golashënuesve të Kupës së Botës. Performancat e tij e konfirmojnë statusin si një nga futbollistët më dominues të gjeneratës së tij.
Kylian Mbappé has 14 goals in World Cup games. Only Miroslav Klose (16) and Ronaldo (15) have scored more in the history of the competition. pic.twitter.com/fJQP4EX5wj — Opta Analyst (@OptaAnalyst) June 16, 2026
PANORAMASPORT.AL













