LIGA E KONFERENCËS, SOT SHORTI/ Elbasani përballë Braga, Vllaznia me Rapidin dhe Dinamo në vazon e favoritëve! Skuadrat e Superiores njohin rivalët për turin e dytë
Ekipet e Abissnet Superiore janë njohur dje me emrat e kundërshtarëve që do të kenë përballë në turin e parë të Ligës së Konferencës, ndërsa sot në orën 14:00, do të njohin edhe kundërshtarët që do të kenë përballë në turin e dytë të turneut nëse ia dalin të kalojnë pengesën e parë.

UEFA ka krijuar mini-ndarjet e zakonshme dhe emrat që kanë përballë klubet shqiptare sigurisht nuk janë të lehta.
Elbasani për shembull mund pëeshkojë portugezët e Braga, Bran Bregen të Norvegjisë apo edhe Istanbul Bashakshehir nëse kalon BATE Borisov.

Edhe Vllaznia është në vazon e jofavoritëve në shortin e turit të dytë, ndërsa përballë ka kundërshtarë si Rapid i Vjenës apo Hibernians skocez me të cilat mund të ndeshet nëse kalon Malishevën.

Kurse Dinamo ka kaluar në vazon e favoritëve falë koeficientit të Astanas që ka përballë në turin e parë, por me emra si Neftçi e Hapoel Tel Aviv si kundërshtarë potencial që janë pengesa të vështira edhe në turin e dytë.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













