Milani mbeti me pasoja nga largimi i Igli Tares, presidenti nxjerr keq kuqezinjtë për drejtorin sportiv: Nuk jemi kontaktuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 16:32

Milani mbeti me pasoja nga largimi i Igli Tares, presidenti nxjerr keq kuqezinjtë për drejtorin sportiv: Nuk jemi kontaktuar

Milani po mendon për drejtorin e ri sportiv, që ndryshe nga trajneri do të marrë më tepër kohë. Pas Ruben Amorim duhet zgjedhur edhe drejtori që kontrollon merkaton ndër të tjera.

kardinale tare ibra

Markus Kroshe u tregua si opsion për rolin e drejtorit sportiv. Igli Tare ka lënë vakant një pozicion shumë të rëndësishëm në këtë moment.

Kroshe është drejtor sportiv i Eintraht Frankfurt. Dhe Matias Bek si president i Frankfurt ka folur për këtë.

“Nga ana e Milanit nuk ka pasur askënd që të na ketë kontaktuar në lidhje me Markus Kroshe. Dhe ne, si komitet ekzekutiv i Eintrahtit. Pasi kemi diskutuar me Markus Krosshe, nuk kemi asnjë sinjal që të na bëjë të mendojmë se ai dëshiron të largohet nga Eintrahti përpara përfundimit të kontratës së tij në vitin 2028″, u shpreh presidenti i Frankfurtit.

PANORAMASPORT.AL