EKSKLUZIVE/ Tjetër lojtar pa kontratë, Vllaznia në dilemë për dy sulmuesit me të njëjtin… numër
Vllaznia po përgatitet për turin e parë të Ligës së Konferencës. Në stërvitje për herë të parë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini u shfaqën dy futbollistë me numrin 29 në fanellë, për të cilët “Panorama Sport” mori informacion.

Në foto: Aleks Izuna Naza
Bëhet fjalë për dy nigerianë që po stërviten aktualisht dhe janë pa kontratë. Bashkë me Alele Xhunior Obele ndodhej në foto edhe Aleks Izuna Naza. Nëse Obele luan në krahun e majtë të sulmit, Naza aktivizohet në krahun e djathtë.
U afrua këtë vit te Vllaznia B dhe kontribuoi për fitimin e titullit kampion. Në total shënoi pesë gola, ndërsa luajti 15 ndeshje.
Naza sapo ka mbushur 21 vjeç. Mbetet për t’u parë nëse Vllaznia do u besojë kontratën dy nigerianëve të sulmit.

LEXO EDHE
Pa kontratë te Vllaznia, kush është sulmuesi që i bashkohet ekipit të Martinit
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













