ZYRTARE/ E papritur! U largua nga Vllaznia, i bashkohet menjëherë ish-portierit të Elbasanit jashtë vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 15:02

ZYRTARE/ E papritur! U largua nga Vllaznia, i bashkohet menjëherë ish-portierit të Elbasanit jashtë vendit

Melos Bajrami ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Spartak Trnava. Ky është lajmi i papritur që zyrtarizohet nga Sllovakia.

Screenshot 2026-06-15 150044

Kontrata e firmosur vlen deri në vitin 2029. Ky është vendi i katërt ku do luajë pas eksperiencave në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.

Klubi i Spartak Trnava zyrtarizon kështu një tjetër futbollist që e mbylli në Abissnet Superiore. Pas portierit Janaçek që iku nga Elbasani, është radha e Bajramit.

Bajrami nuk rinovoi kontratën pas dy sezonesh me Vllazninë. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar tashmë është gati për aventurën e re në Sllovaki.

PANORAMASPORT.AL