E KRYER/ I shënoi dje gol Brazilit, Bajern Mynih nuk humbet kohë dhe arrin marrëveshjen me sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 12:33

E KRYER/ I shënoi dje gol Brazilit, Bajern Mynih nuk humbet kohë dhe arrin marrëveshjen me sulmuesin

Bajern Mynih nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka arritur marrëveshjen me lojtarin që i shënoi gol Brazilit në Botërorin 2026.

fdgfh

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano raporton se, futbollisti i Marokut, Ismael Saibari do të bashkohet me kampionët e Gjermanisë. Palët do të firmosin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2031. Raportohet se testet mjekësore do të zhvillohen në SHBA dhe bavarezët do ti paguajnë 55 milionë euro PSV Eindhoven për shërbimet e futbollistit.

Goli i Saibarit për Marokun gjatë barazimit 1-1 kundër Brazilit e vendosi atë në radar për shumë tifozë, të cilët nuk e kishin parë shumë më parë sulmuesin. Me këtë lajm, Saibari me siguri do të jetë një nga lojtarët më të ndjekur në turneun e Kupës së Botës nga tani e tuje.

PANORAMASPORT.AL