Anglia tronditet para debutimit në Kupën e Botës, ja çfarë ndodhi në kombëtaren e drejtuar nga Tuhel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 14:36

Anglia tronditet para debutimit në Kupën e Botës, ja çfarë ndodhi në kombëtaren e drejtuar nga Tuhel

Kombëtarja e Anglisë është përballur me një incident të pazakontë vetëm pak ditë para debutimit të saj në Kampionatin Botëror, ku do të përballet me Kroacinë. Skuadra e drejtuar nga Tuhel ka rënë pre e një grabitjeje, gjatë së cilës janë vjedhur materiale të rëndësishme sportive dhe teknike.angliaE gjitha ndodhi gjatë transferimit të ekipit nga ‘Palm Beach’, në Florida, drejt Kansas, ku Anglia ka vendosur bazën e saj për zhvillimin e turneut. Lajmi u raportua nga mediat britanike BBC dhe Sky News, ndërsa më pas u konfirmua edhe nga Federata Angleze e Futbollit, e cila nuk dha shumë detaje për të mos penguar hetimet.

Si ndodhi grabitja? 

Sipas informacioneve të para, furgonët që transportonin pajisjet e skuadrës drejt kompleksit sportiv “Swope Soccer Village” në Kansas City janë hapur me forcë, menjëherë pas mbërritjes në qytet. Nga grabitja rezultojnë të mungojnë qindra topa stërvitorë, uniforma të stërvitjes, pajisje mjekësore dhe disa mjete teknologjike të përdorura nga trajneri Tuhel dhe stafi i tij. Mes sendeve të vjedhura raportohet se ndodhen edhe këpucë futbolli të personalizuara të lojtarëve, përfshirë ato të Herri Kejn dhe Xhud Bellingam.

Gjithashtu, ka dyshime se mund të jenë zhdukur edhe disa uniforma zyrtare të ndeshjes, megjithëse ky detaj ende nuk është konfirmuar. Pas incidentit, drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit kontaktuan furnizuesit zyrtarë për të siguruar zëvendësimin sa më të shpejtë të materialeve të humbura, me qëllim që përgatitjet e ekipit të mos ndërpriten dhe stërvitjet të zhvillohen sipas programit. zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në një deklaratë për mediat, autoritetet konfirmuan se po hetojnë vjedhjen e një automjeti transportues të skuadrës dhe humbjen e disa pajisjeve. policia bëri të ditur se dy persona janë ndaluar dhe po merren në peyote në lidhje me rastin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësit dhe për të rikuperuar materialet e vjedhura.

Si u kthyen pajisjet e vjedhura

Anglisë i janë kthyer shumica e pajisjeve stërvitore të cilat iu vodhën të shtunën, para arritjes në Kansas City të shtunen. Burimet e BBC-së kanë konfirmuar se janë kthyer pajisjet e vjedhura nga automjeti që i transferonte ato në kampin bazë në Kansas City. Atletet ishin prej gjërave të vjedhura, por nuk ishin ato më të mirat. Asgjë që mund të ndikojë në ndeshje nuk është vjedhur, ka shkruar BBC-ja. Zyrtarët policorë kanë njoftuar se kanë arrestuar dy persona që lidhen me këtë incident.

PANORAMASPORT.AL