Kryebashkiaku i Vorës, Shera: Do të tregojmë kujdes të veçantë për skuadrën e qytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 15:12

Kryebashkiaku i Vorës, Shera: Do të tregojmë kujdes të veçantë për skuadrën e qytetit

Tek Vora lojtarët po vijojnë me pushimet e ndërsa një projekt serioz i pret ata në fazën e ardhshme përgatitore, e cila parashikon përgatitje atletike, taktiko-teknike e kombinuar edhe me ndeshje miqwsore, por deri tani ende nuk ka një datë fikse, se kur do të nisë ajo, pasi pritet të përcaktohet dita e nisjes së kampionatit të ri.

Blerim Shera fitoi Bashkinë, PS “nuk fal” edhe në Këshillin Bashkiak në Vorë – Abc News

Në bazë të projektit parashikohet një udhëtim drejt Greqisë, ku vorakët do të zhvillojnë fazën përgatitore me një afat kohor prej 20 ditësh. Po kështu interesimi maksima për skuadrën dhe mbarëvajtjen gjatë këtij sezoni do të jetë i përkushtueshëm, ashtu si dhe vitin e kaluar edhe nga kryebashkiaku Blerim Shera për të cilin bashkia e Vorës do të ushtrojë një kujdes të veçantë për futbollin dhe skuadrën që përfaqson qytetin e Vorës.

Kryebashkiaku Shera do të shprehet se: “Një punë përgatitore e mirë, do të thotë më shumë garanci për sezonin e ri. Në funksion të këtij objektivi është parashikuar dhe një fazë përgatitore jashtë vendit nga drejtuesit e klubit. Ashtu si çdo vit, në zbatim të projektit afatgjatë të Futboll klub Vora, ndihma e bashkisë do të jetë garantuese dhe prezente në çdo hap si në ndërtimin e infrastrukturës ashtu edhe në zgjerimin e saj, për të krijuar kushte e sa më komode si në aspektin stërvitor po ashtu edhe në ndeshjet që ekipi ynë do të luaj në kampionatin kombëtar të superiores. Ne si bashki i garantojmë mbështetjen tonë maksimale dhe seriozitet të plotë. Sigurisht që lidhjet tona staf drejtues e teknik dhe lojtarë do të jenë të ngushta dhe tepër miqwsore në realizimin e plotë të të gjitha objektivave dhe synimeve tona. Gjithashtu do të mbajmë lidhje të ngushta FK Vora – Bashki – FSHF, në të mirë të forcimit dhe bashkëpunimit mes nesh”, është shprehur kryebashkiaku Blerim Shera për “Panorama Sport”.

A. DUSHKU-PANORAMASPORT.AL