Nuk kishte ndodhur asnjëherë, sulmuesi i Spanjës regjistron statistikën më të padëshirueshme në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 19:20

Nuk kishte ndodhur asnjëherë, sulmuesi i Spanjës regjistron statistikën më të padëshirueshme në Botëror

Mikel Ojarzabal ka regjistruar një statistikë që askush nuk do e donte në Botëror. Sulmuesi i Spanjës nuk e preku topin asnjëherë për 30 minutat e para të ndeshjes me Kepin e Gjelbër.

Screenshot 2026-06-15 191912

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që nga viti 1966 kur regjistrohen këto statistika të “Opta” për Botërorin. Ojarzabal është edhe qendërsulmuesi i Spanjës.

29-vjeçari është pjesë e Real Sociedad. Aty ku luan prej vitit 2016, ndërsa ky sezon në La Liga ishte edhe më i miri sa i përket golave.

Ojarzabal e dërgoi topin në rrjetë 15 herë. Te Spanja po ashtu kanë besim që do ketë ndikimin e tij.

PANORAMASPORT.AL