Postuar: Qershor 15, 2026 | 19:00
Shkarkimi i trajnerit në Botëror, federata e beson ekipin te “truri analitik”
Tunizia vendosi të shkarkonte trajnerin pas humbjes 5 me 1 ndaj Suedisë. Sfida e raundit të parë rezultoi fatale për Sabri Lamouchi.

Në krye të ekipit do të vendoset Uahbi Khazri. Ky i fundit është aktualisht shefi i analizës.
Lamouchi ndërkohë qëndroi vetëm pesë ndeshje në krye. Eksperienca e tij rezultoi e dështuar.
Tunizia ndërkohë nuk ka kohë për të humbur. Ndeshja e radhës është përballë Japonisë, më 21 qershor.
PANORAMASPORT.AL













