EKSKLUZIVE/ Tension te Dinamo, sulmuesi sjell telashe tek ekipi i Ilir Dajës: Nuk pranon të kthehet
Dinamo vijon përgatitjet intensive në prag të pjesëmarrjes në kupat e Europës. Skuadra blu do të udhëtojë sot drejt Ohrit, aty ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve verore përpara ndeshjeve ndërkombëtare. Megjithatë, në kampin dinamovit nuk mungojnë problemet, teksa sektori ofensiv mbetet shqetësimi më i madh për stafi n teknik dhe drejtuesit e klubit. Një nga çështjet më të nxehta lidhet me sulmuesin Nani.

Futbollisti nuk pranon të rikthehet në skuadër, pavarësisht se është ende nën kontratë me Dinamon. Burime pranë klubit bëjnë me dije se lojtari ka shkelur lejen e dhënë nga drejtuesit dhe prej kohësh nuk ka respektuar detyrimet e tij kontraktuale. Situata është tensionuar ndjeshëm, ndërsa drejtuesit pretendojnë se nuk kanë asnjë detyrim fi nanciar të pashlyer ndaj futbollistit. Për këtë arsye, ata janë të gatshëm ta ndjekin çështjen edhe në rrugë ligjore nëse do të jetë e nevojshme, duke kërkuar zbatimin e plotë të kontratës. Një tjetër emër që mund të largohet gjatë kësaj merkatoje është Bernard Berisha. Mesfushori ofensiv nuk ka arritur të gjejë hapësirat dhe rolin që pritej në skuadrën e Dinamos.
Pavarësisht pritshmërive të larta që shoqëruan afrimin e tij, aktivizimet kanë qenë të kufi zuara dhe ndikimi në ekip nuk ka qenë ai i dëshiruari. Për lojtarin ka interes konkret nga klube të Kosovës dhe paga e konsiderueshme që ai përfi ton aktualisht mund t’i shtyjë drejtuesit të pranojnë largimin e tij, duke lehtësuar njëkohësisht edhe faturën fi nanciare të klubit. Shumë pranë largimit duket edhe Saliu Guindo. Sulmuesi zhvilloi një sezon larg pritshmërive, i kushtëzuar jo pak edhe nga problemet fi zike që e shoqëruan gjatë vitit. Pavarësisht minutave që mori në dispozicion, kontributi i tij në aspektin e golave mbeti i kufi zuar dhe drejtuesit po vlerësojnë mundësinë për të gjetur një zgjidhje tjetër për repartin ofensiv.
Në këto kushte, qëndrimi i tij në skuadër duket gjithnjë e më i vështirë. Në pikëpyetje është edhe e ardhmja e Ibrahim Mustafas. Sulmuesi, i cili iu bashkua Dinamos gjatë merkatos së janarit, nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij deri në fund të sezonit. Drejtuesit dhe stafi teknik nuk janë plotësisht të bindur se mund t’i besojnë sulmin e skuadrës për një sezon kaq të rëndësishëm, veçanërisht në prag të sfi dave europiane. Për këtë arsye, edhe pozicioni i tij mbetet i paqartë.
Ndërkohë, në skuadër është rikthyer Hekuran Berisha pas një gjysmësezoni shumë pozitiv në kampionatin e Kosovës. Futbollisti ka treguar formë të mirë dhe ka ardhur me synimin për të fi tuar më shumë hapësira, por e kaluara e afërt ngre pikëpyetje. Edhe sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Dinamos, por trajneri Ilir Daja i dha shumë pak minuta aktivizim. Për momentin nuk ka asnjë garanci se situata do të ndryshojë dhe se Berisha do të ketë një rol më të rëndësishëm në projektin e ri të skuadrës. Me disa sulmues që pritet të largohen, të tjerë që nuk kanë bindur dhe me situata kontraktuale ende të pazgjidhura, Dinamo duket se do të duhet të ndërhyjë në merkato për të përforcuar repartin ofensiv. Ndërsa skuadra përgatitet për sfi dat europiane në Ohër, drejtuesit dhe stafi teknik kanë ende shumë punë për të bërë për t’i dhënë ekipit garancitë e nevojshme në fazën sulmuese.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













