Egnatia me ndryshime të mëdha! Gruda, Aleksi dhe Xhemajli duan të thellojnë rekordin në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 17:57

Egnatia me ndryshime të mëdha! Gruda, Aleksi dhe Xhemajli duan të thellojnë rekordin në Ligën e Kampioneve

Egnatia bëhet gati të mësojë emrin e kundërshtarit që do të ketë përballë në pjesëmarrjen e tretë radhazi në Ligën e Kampioneve. Kampionët e Superiores do të synojnë që më në fund të thyejnë tabunë për kalimin e turit dhe për këtë arsye, po bëjnë edhe ndryshime në skuadër me afrime dhe largime.

Egnatia champions

Si pasojë e ndryshimeve të mëdha, në radhët e rrogozhinasve kanë mbetur vetëm dy lojtarë të cilët kanë luajtur të 4 ndeshjet e mëparshme në këtë turne në edicionet e kaluara, Albano Aleksi dhe Arbenit Xhemajli, pasi i treti, Abdurrahman Fangaj, tashmë u ka dhënë lamtumirën dhe i është bashkuar Teutës. Kësisoj, Aleksi dhe Xhemajli mund të thellojnë diferencën në listën e rekordmenëve për skuadrën e Egnatias në këtë edicion ndërsa ndiqen nga Bakajoko dhe Alijev me nga një ndeshje më pak të luajtur se ata.

Sa u përket golave, në dy edicione Egnatia ka parë vetëm tre lojtarë të gjejnë rrugën e rrjetës dhe ata janë Zhoel, Ibrahimoglu dhe Gruda. Vetëm ky i fundit ka mundësi të përmirësojë rekordin sa i përket pjesëmarrjeve të Egnatias në këtë turne, pa të tjerët nuk janë më pjesë e ekipit.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL