Vendim i pazakontë nga UEFA, shorti i klubeve të Superiores në Champions dhe Conference League pëson një ndryshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 17:33

Vendim i pazakontë nga UEFA, shorti i klubeve të Superiores në Champions dhe Conference League pëson një ndryshim

Egnatia, Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo presin të mësojnë emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në kompeticionet ndërkombëtare gjatë kësaj vere. Sipas planit, shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve si dhe Ligës së Konferencës, do të hidhet gjatë kësaj të martë, por jo si zakonisht.

superiore uefa

UEFA ka ndryshuar oraret e hedhjes së shortit që ndodh zakonisht në Nion të Zvicrës. Turi i parë është zhvendosur nga oraret e drekës, në ato të pasdites. Gjithçka nis me shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve në orën 16:00 nga ora 12:00 kur hidhej zakonisht, në të cilin pjesëmarrës do të jetë Egnatia.

Më pas, në orën 17:00, e ka radhën shorti për turin e parë të Ligës së Europës, ndërsa në orën 18:00 zhvillohet shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të jenë të pranishëm Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia.

Ky është një ndryshim i pazakontë për UEFA-n që ka lidhje vetëm me turin e parë kualifikues, pasi sa i përket shortit të raundit të dytë, ai do të zhvillohet këtë të martë, përsëri në oraret e zakonshme të drekës, pra 12:00, 13:00 dhe 14:00.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL