Legjenda Nagatomo është i papërmbajtshëm: Po, Japonia mund të fitojë Botërorin
Juto Nagatomo do ta mbyllë shumë shpejt me futbollin e luajtur. Por më përpara kërkon që të shkelë në fushën e blertë gjatë Botërorit 2026 dhe të jetë aty një protagonist.

Lojtari 39-vjeçar ka parë nga pankina se si Japonia e tij ndali në shifrat 2-2 Holandën, duke festuar si i çmendur golin e minutave të fundit që konfirmoi se aziatikët tashmë nuk janë një ekip i brishtë e se kanë synime të mëdha.
“Unë mendoj se Japonia ime mund të arrijë deri në fund të turneut dhe ndoshta ta fitojë atë”, ishin fjalët e futbollistit i cili bëri emër sidomos me vitet e tij tek Interi. Por edhe nëse nuk e fiton, Nagatomos i mjaftojnë pak minuta në fushë për ta bërë legjendë, pasi do të ishte i pesti për futbollistin e Japonisë duke e futur në një grup shumë të ngushtë lojtarësh që e kanë bërë një gjë të tillë.
PANORAMASPORT.AL













