Postuar: Qershor 15, 2026 | 19:54
Rikthim për herë të dytë, mesfushori përforcon Vllazninë në prag të Europës
Herald Marku është rikthyer te Vllaznia. “Shkodra Sport” raporton se mesfushori 30-vjeçar firmosi sot me kuqeblutë.

Marku ishte pjesë e Flamurtarit në dy sezonet e fundit. Në Shkodër ndërkohë e ka rikthim për herë të dytë.
Plot 117 ndeshje regjistron Marku me fanellën kuqeblu. Gjatë asaj kohe shënonte 13 gola dhe asistonte tetë të tjerë.
Te Flamurtari ndërkohë mbylli një sezon të vështirë. Vlonjatët nuk ia dolën të mbijetonin në elitën e futbollit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL













