VIDEO/ Bërnli kujtohet për Brojën gjatë Botërorit, e shfaq me mikrofon në dorë dhe i kërkon të zgjedhë mes legjendave
Armando Broja ishte zhdukur prej kohësh nga radarët e Bërnlit, pasi nuk ishte përfshirë në planet e klubit në ndeshjet e fundit të sezonit duke i ndjekur ato nga tribuna, pasi nuk përfshihej as në protokollin e ndeshjes.

Por me fillimin e Botërorit, Bërnli ka vendosur ta bëjë përsëri protagonist. Në video të publikuara në rrjetet sociale, sulmuesit të Kombëtares shqiptare, ashtu edhe si shokëve të skuadrës, u kërkohet të zgjedhin mes legjendave që kanë luajtur për përfaqësuese të ndryshme.
I pari ishte i thjeshtë për Brojën, pasi zgjodhi Ronaldon para Pele te Brazili. Sulmuesi nuk e ka fshehur kurrë që është një fans i Ronaldo “Fenomenit”.
Which Brazilian superstar will the lads pick, Pelé or R9? 🇧🇷 pic.twitter.com/GQNeyYoXQ2
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) June 13, 2026
Më pas ai zgjodhi Kros para Ozil te Gjermania, Van Persi para Van Nistelroi te Holanda, Fernando Torres para David Vija te Spanja dhe Luis Suarez para Diego Forlan tek Uruguai.
Luis Suárez or Diego Forlán? Which Uruguayan superstar gets your pick? 🇺🇾👇 pic.twitter.com/AcLMPigd9J
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) June 15, 2026
PANORAMASPORT.AL













