Postuar: Qershor 15, 2026 | 19:40
VIDEO/ Dështim epik në Botëror, me rregullin e ri të FIFA-s “tallet” edhe… Kepi i Gjelbër
FIFA solli disa ndryshime të rëndësishme në futboll, pikërisht për Botërorin. Një prej tyre nuk ka rezultuar efektiv deri tani. Bëhet fjalë për rivëniet anësore, të cilat duhet të kryheshin brenda 5 sekondave.

Lojtarët kanë kuptuar se rregulli fillon në momentin që kanë prekur topin. Ata përfitojnë kështu që të mos e prekin, japin udhëzimet duke marrë kohën e tyre, për të vazhduar më pas lojën.
Ndaj edhe Kepi i Gjelbër e shfrytëzoi sot ndaj Spanjës të njëjtën teknikë. Një rivënie anësore që zgjati plot 20 sekonda, siç mund të shikohet edhe në videon e regjistruar.
Episodi me Kepin e Gjelbër: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













