Mbaron pritja, titullarët rikthehen në Shkodër
Për Vllazninë, java që sapo ka nisur pritet të jetë shumë e rëndësishme sa i përket kompletimit të grupit në dispozicion të trajnerit Edi Martini. Pas ditëve të para të përgatitjeve, ku në fushë janë parë kryesisht futbollistë të rinj dhe elementë që kërkojnë të bindin stafi n teknik, tashmë pritet që skuadra të marrë një tjetër pamje me rikthimin e pjesës më të madhe të titullarëve.

Në javën e parë të stërvitjeve, pjesë e seancave kanë qenë emra si Pusi, Dros, Tafi li, Ara, Kubazi, si dhe afrimi më i fundit, Bardhi. Një grup që ka punuar intensivisht nën urdhrat e stafi t teknik, por që natyrisht nuk përfaqëson ende Vllazninë që pritet të shohin tifozët në sezonin e ri. Për këtë arsye, fokusi tashmë është te bashkimi i të gjithë kontingjentit dhe nisja e punës me grupin pothuajse të plotë.
Nga fillimi i kësaj jave pritet t’u bashkohen skuadrës edhe futbollistët që kanë përbërë bazën e ekipit në sezonet e fundit. Emra të rëndësishëm si Balaj, Qato, Gurishta, Kallaku dhe lojtarë të tjerë pritet të vihen nën urdhrat e Edi Martinit, duke i dhënë trajnerit mundësinë të nisë realisht punën për ndërtimin e skuadrës së re.
Me rikthimin e lojtarëve kryesorë, stafi teknik do të ketë mundësinë të punojë jo vetëm në aspektin fi zik, por edhe në atë taktik. Pikërisht në këtë periudhë do të hidhen themelet e Vllaznisë së sezonit 2026-27, ndërsa trajneri Martini do të kërkojë të krijojë sa më shpejt harmoninë mes futbollistëve të konfi rmuar dhe elementëve të rinj që mund t’i bashkohen ekipit gjatë merkatos.
Ndërkohë, në horizont është edhe faza përgatitore në Slloveni, ku kuqeblutë do të zhvillojnë pjesën më intensive të punës verore. Deri atëherë, synimi i drejtuesve është që grupi të jetë sa më i kompletuar, në mënyrë që skuadra të shfrytëzojë maksimalisht çdo ditë përgatitjesh dhe të paraqitet sa më e konsoliduar përpara nisjes së sezonit të ri.
PANORAMASPORT.AL













