Skandali me VAR-in, Nevill sulmon FIFA-n: Vepron si një diktaturë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 21:48

Skandali me VAR-in, Nevill sulmon FIFA-n: Vepron si një diktaturë

Një tjetër polemikë e madhe ka shpërthyer në Botërorin 2026, këtë herë pas penalltisë së diskutueshme të akorduar për Zvicrën në ndeshjen ndaj Katari. Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe analisti i njohur televiziv, Geri Nevill, akuzoi ashpër FIFA-n për mungesë transparence, duke e krahasuar organizatën me një “diktaturë”.

neivil

Penalltia që ndezi debatin

Zvicra fitoi një penallti kur Remo Freuler u rrëzua në zonë nga portieri i Katarit, Mahmoud Abunada, pasi kishte marrë një top nga një devijim me kokë i Bril Embolo. Megjithatë, pamjet televizive krijuan menjëherë dyshime se Freuler mund të kishte qenë në pozicion jashtë loje përpara kontaktit me portierin. VAR-i e kontrolloi episodin dhe vendosi të konfi rmonte penalltinë, të cilën Embolo e shndërroi në gol. Problemi ishte se FIFA nuk publikoi asnjë grafi kë apo pamje të teknologjisë gjysmë të automatizuar të pozicionit jashtë loje për të mbështetur vendimin. Gjithashtu, transmetimi nuk ofroi kënde alternative të aksionit.

Nevile shpërthen kundër FIFA-s

Duke folur në studion e ITV-së, Nevill nuk i kurseu kritikat.  “Të gjithë këtu e mendojmë të njëjtën gjë dhe edhe tifozët në shtëpi do ta mendojnë. FIFA është transmetuesi zyrtar dhe i ka të gjitha provat e vendimit automatik. Pse nuk na i tregojnë?” Ai shtoi: “Këtë e bënë edhe në turneun e kaluar. Tifozët tashmë kanë mosbesim ndaj FIFA-s dhe teknologjisë. Për mua ai është jashtë loje derisa të provohet e kundërta”. Më pas erdhi edhe deklarata më e fortë: “Pse FIFA nuk i publikon këto të dhëna? Kjo është si një diktaturë. Fakti që i mbajnë këto informacione vetëm për vete dhe nuk ua tregojnë tifozëve është absolutisht qesharak”.

Në studio, Neville u mbështet edhe nga ish-sulmuesi i Anglisë Ian Rajt dhe legjenda skoceze Dunkan Ferguson, të cilët pranuan se në shikim të parë Freuler dukej në pozicion jashtë loje. Edhe komentatori i ITV-së, Li Dikson, ishte i bindur se goli nuk do të qëndronte. “Nuk ka diskutim për penalltinë, por ai është jashtë loje. Ky vendim nuk do të qëndrojë”, deklaroi Dikson gjatë transmetimit.

FIFA jep shpjegimin

Në fund të ndeshjes, FIFA publikoi një komunikatë ku sqaroi se një problem teknik kishte penguar shfaqjen e grafi kës së pozicionit jashtë loje. Sipas organizatës, sistemi VAR funksionoi normalisht dhe verifi kimi tregoi se Freuler ishte në pozicion të rregullt. “Gjatë ndeshjes Katar-Zvicër pati një ndërprerje të shkurtër teknike që pengoi krijimin e animacionit grafi k të pozicionit jashtë loje përpara penalltisë së minutës së 14-të.

Problemi u zgjidh shpejt dhe nuk ndikoi në punën e VAR-it”, thuhej në deklaratën zyrtare. FIFA insistoi se vijat e përdorura nga VAR nuk e konsideruan sulmuesin zviceran në pozicion jashtë loje në asnjë prej situatave të kontrolluara para akordimit të penalltisë. Mes polemikave, ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Zvicra pagoi shtrenjtë shpërdorimin e rasteve, ndërsa Katari siguroi një pikë falë golit të barazimit të shënuar në minutat shtesë nga Boualem Kouki. Megjithatë, edhe pas vërshëllimës së fundit, debati për transparencën e VAR-it dhe teknologjinë e FIFA-s vazhdon të dominojë diskutimet në Botërorin 2026.

PANORAMASPORT.AL