Postuar: Qershor 15, 2026 | 20:41
Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror
Portieri 40-vjeçar i Kepit të Gjelbërt, Vozinja, shkroi historinë në debutimin e tij në Kupën e Botës.

Ai u bë portieri më i vjetër që mban portën e paprekur në ndeshjen e parë të tij në këtë kompeticion prestigjioz.
Përballë një skuadre të fortë si Spanja, Vozinja realizoi shtatë pritje vendimtare dhe ishte lojtari më i mirë i sfidës. Performanca e tij heroike ndihmoi Kepin e Gjelbërt të siguronte një barazim të vlefshëm pa pësuar gol. Kjo paraqitje do të mbetet një nga momentet më të veçanta të këtij Botërori.
PANORAMASPORT.AL













