Dështimi epik i Spanjës, De la Fuente: Zgjidhet duke luajtur me këtë ide, kur topi thjesht nuk do të futet…
Spanja e ka mbyllur ndeshjen e saj të parë në këtë Botëror me një rezultat tronditës, pasi ishte vetëm një 0-0 përballë debutuesve të Kepit të Gjelbër. Spanjollët krijuan lojë e raste, por nuk ditën të shënonin e kësisoj e mbyllën më një barazim pa gola përballë një prej ekipeve që vlerësohen mes më të dobëtave të turneut.

Megjithatë, Luis De la Fuente, trajneri i Spanjës, i sheh gjërat me optimizëm e mendon se në vijim iberikët do të përmirësohen.
“Kjo zgjidhet duke vazhduar me të njëjtën ide, duke vazhduar të përmirësohemi me më shumë finesë, më mirë. Këto janë llojet e ndeshjeve ku, siç shpjegoi Rodri, krijon shumë, por pa freskinë që të nevojitet në këto lloj ndeshjesh.
Ata janë një ekip shumë i organizuar. Pamë që ata u vendosën me një bllok të ulët, është shumë e vështirë të krijosh hapësirë në atë mënyrë. Megjithatë, i krijuam. Na mungoi diçka në qarkullim për të krijuar hapësirë, por kur topi thjesht nuk do të futet, nuk do të futet. Kishte gjuajtje, raste dhe dëshirë për ta përfunduar ndeshjen shpejt. E dimë që kjo është shumë e vështirë dhe e dimë se është jashtëzakonisht e vështirë të fitosh këtu.
Jamal dhe Uilliams nga stoli? Objektivi është t’u japim gradualisht kohë loje, në mënyrë që ata të fitojnë besim dhe ritëm në mënyrë që të jenë më të përgatitur për ndeshjet e ardhshme”, shpjegoi trajneri i Spanjës.
PANORAMASPORT.AL













